Enver Hasani, pas çlirimit të Kosovës – REKTOR i Universitetit të Prishtinës dhe, më vonë, edhe KRYETAR i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në vitet ‘90-a ka qenë AZILANT me emër të RREJSHËM, në Londër. (Adresa: 263 Old Bromton Road, Earls Court Road, SW5 9JA, London)
*****
Në atë kohë, kujtoj në vitin 1994, kur isha mysafir tek të afërmit e mi në Londër, e kuptova që, një kat poshtë banesës së tyre, në një dhomë-garsonjerkë, po banonte një shqiptar-azilant, me një emër, për mua, të panjohur. Pasi u takuam bashkë me të, e kuptova që ai ishte Enver Hasani.
Ai kishte kërkuar azil politik në Londër dhe e kishte fituar statusin e azilantit politik, si shumë shqiptarë të tjerë, në atë kohë, por e veçanta e tij ishte se Hasani kishte kërkuar dhe e kishte fituar statusin e azilantit, jo në emrin e tij, por me emër të RREJSHËM(!).
Hasani, pas një pune të DIPLOMATIT të rregullt në Efektivin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, kishte shkuar në Londër, me një bursë nga Fondi 3% i Bukoshit, për të ndjekur kurse për mësimin e gjuhës angleze.
Me gjasë, bursa nuk i ka mjaftuar për të bërë një jetë të mirë në Londrën e bukur. DIPLOMATI Hasani, prandaj, është “DETYRUAR” të kërkojë edhe azil politik, me emër të RREJSHËM, për t’i përballuar, kështu, më “LEHTË” shpenzimet e tij në Londër.
Në Londër, DIPLOMATI Hasani ka bërë jetë të QETË e të REHATSHME, pa asnjë aktivitet dhe pa marrë pjesë as në aktivitetet atdhetare të Komunitetit shqiptar, të organizuar në Klubin “Faik Konica”, në LDK, në LPK, në Shkollën shqipe dhe në Zyrën Informative të Kosovës, në Londër.
Pa dhënë ASNJË kontribut për organizimin e Komunitetit shqiptar në Lodnër, në interes të Kosovës e të shqiptarëve të saj, DIPLOMATI Hasani s’ka bërë gjë tjetër veçse ka hulumtuar rrugë, mundësi e mënyra, për të përvetësuar sa më shumë e sa më lehtë për vetveten, gjatë qëndrimit të tij në Londër.
Në Londër, Hasani e “ZBULOI” rrugën më të shkurtër e më të lehtë, – rrugën DIPLOMATIKE, për t’u avansuar në gradën – DOKTOR i shkencave. Fillimisht ai iu “QEP” ambasadorti të Shqipërisë, në Londër (nuk po ia permendi emrin), i cili e lidhi me ambasadorin e Turqisë, po ashtu, në Londër dhe, me ndihmën e këtij të fundit, DIPLOMATI Hasani DOKTOROI në Ankara. Pra, Hasani, i la Universitetin e Kembrixhit, Universitetin e Oksfordit dhe mbi 100 universitetet të tjera, në Britani të Madhe, për të DOKTORUAR në Turqi(!).
Në rrëfimin e tij, në emisionin Personale të RTV Dukagjinit (09.05.2020), pas prezantimit të Profilit të tij, ku nuk i permendej qëndrimi në Londër, në pyetjen e moderatorës: “Si iu duk Profili, profesor”?, Hasani përgjigjet: “Mirë shumë, mirë shumë, perfekt. Mirë shumë”.
Sakaq më bëri përshtypje që as në pyetjen tjetër, konkrete, të saj, për punën e tij në vitet ’90-ta, ai s’e përmendi fare qëndrimin e tij në Londër. Permendja e statusit të tij – azilantit politik në Londër, me emër të RREJSHËM, ndërkaq, as që mund të pritej prej DIPLOMATIT Hasani.