Enver Hasani thotë se Putini nuk e ka problemin vetëm me NATO-n

23:29 | 21 Mars 2022

Hasani: Putini nuk e ka problemin vetëm me NATO-n.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini nuk e ka problemin vetëm me NATO-n, por sipas tij, qeverisjen në Ukrainë Putin e sheh si rrezik ekzistencial.

Sipas Hasanit, Putini e ka nisur luftën me Ukrainën pasi pushteti në këtë shtet fqinj rrezatonte antipodin e pushtetit në Rusi dhe Bjellorusi.

“Regjimi që ishte në Ukrainë rrezatonte antipodin e regjimit në Rusi, dhe për pasojë ky ishte rreziku kryesor sepse Putini e dinte që sa më gjatë të vazhdonte Ukraina të armatosej dhe të forcohej ushtarakisht ai regjim pastaj pritej që shumë shpejtë ta afektonte Bjellorusinë, sepse haptazi shihej që regjimi i Lukashenkos (në Bjellorusi) po dridhej dhe për pasojë do dridhej edhe regjimi në Moskë”, tha Hasani në TV1.

Komento: