Era Istrefi e pranishme në stadiumin e Napolit, përcjell Amir Rrahmanin

22:20 | 22 Maj 2023

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka përcjellur nga stadiumi “Armando Maradona” futbollistin, Amir Rrahmani, që luan me Napolin.

Era ishte në stadium në ndeshjen Napoli – Inter, ku mbrojtësi kosovar luajti gjatë gjithë takimit.

Era ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” nga ky takim.

Madje Era dhe Rrahmani ndjekin edhe njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”.

Nuk dihet nëse dyshja janë në lidhje dashurie, apo vizita e Erës në stadiumin e Napolit ka qenë rastesi?

Komento: