Era Istrefi shfaqet joshëse në fotosesionin e fundit

18:01 | 26 Shkurt 2022

Atë ka kohë që nuk e kemi parë në ekranet televizive.

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi pas një pauze të gjatë, pak kohë më para paralajmëroj se po punon për t’u rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Por, gjatë kësaj kohe këngëtarja po iu qëndron afër fansave duke sjell imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, krijuesja e “Bon bon” postoi një fotosesion të ri, në të cilin dukej në formë të mirë dhe tejet joshëse.

E veshur e tëra në veshje bardhë e zi nga “Dolce & Gabbana”, pantallona dhe bluzë të shkurtër dhe çizme me taka të larta, Era mahnit me dukjen plot stil.

Komento: