Era ‘përvëluese’ nga pishina, merr gjithë vëmendjen

22:31 | 29 Qershor 2021

Era Istrefi provokon nga pishina.

Era Istrefi ka kohë që është pasive në muzikë, pasi moti nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Këngëtarja e hitit “Bonbon”, që i dha një sukses të jashtëzakonshëm dhe i hapi rrugë edhe në tregun ndërkombëtar, gjatë këtij viti i ka munguar fansave dhe skenës muzikore, shkruan Kosovarja.

Por ajo ka qenë aktive në profilin e saj në Instagram, duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundi ajo ka postuar në Instastory disa imazhe mjaft provokative, ku shfaqet në bikini duke fokusuar kështu linjat perfekte trupore.

Këngëtarja duket në top formë dhe shumë gati për t’iu kthyer koncerteve.

Komento: