Era të fuqishme do ta godasin Kosovën: Këto janë qytetet të cilat era do të arrin deri në 120 km/h – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Era të fuqishme do ta godasin Kosovën: Këto janë qytetet të cilat era do të arrin deri në 120 km/h

16:47 | 11 Shkurt 2020

Ndryshojnë temperaturat në vendin tonë.

Ditët në vazhdim disa qytete të Kosovës do të kenë mot aspak të qëndrueshëm dhe të ngrohtë si javën e kaluar. Era të fuqishme do të godasin vendin.

Në perëndim të vendit në momente të caktuara pritet të arrijë deri në 120 km/h, e cila si pasojë mund të shkaktojë dëme materiale.

“Gjatë mbrëmjes pritet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë së pari reshje shiu e më pas pritet të shndërrohen në ato të borës. Me kalimin e frontit të ftohtë, pritet të ketë edhe erëra të fuqishme veriore dhe jo vetëm. Situata mbetet problematike edhe të mërkurën, si pasojë e erërave mjaft të fuqishme, të cilat do të karakterizohet me reshje bore në shkallë vendi”, thuhet në njoftimin e Moti në Gjilan.

Nga dita e Enjte pritet gradualisht era të qetësohet.

Vrullshmëria e erës e cila parashihet në momente të caktuara këto ditë në 7 qytetet kryesore si dhe në zonën e cila pritet të preket nga kjo stuhi, të radhitura nga më e lehta:

1. Gjilan: 60-70 km/h!

2. Prishtina: 60-70 km/h!

3. Prizren: 60-70 km/h!

4. Gjakovë: 60-70 km/h!

5. Ferizaj: 65-75 km/h!

6. Mitrovica: 70-80 km/h!

7. Peja: 100-110 km/h !!!

8. Istogu me rrethinë: 100-120 km/h.

Ndërsa edhe eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka konfirmuar se do të ketë rënie të temperaturave dhe se ditën e nesërme do të bie borë. Tahirsylaj po ashtu ka bërë të ditur se sonte do të ketë erë të fortë.

Nesër në mëngjes pritet të ketë reshje bore, ndërsa sonte do të ketë erë të fuqishme”, tha Tahirsylaj.

Komento: