Erdhi nga Shkupi për të votuar, 81-vjeçari vdes brenda qendrës së votimit në Kaçanik

16:44 | 14 Shkurt 2021

Një 81-vjeçar ka ndërruar jetë duke marrë fletëvotimin për të votuar në fshatin Biqes të Kaçanikut.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga menaxheri i Qendrës së Votimit, Kemal Dullovi, i icli tha se 81 vjeçari ishte duke marrë fletëvotimin në momentin kur edhe ka rënë prapa në vendin e ngjarjes.

“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndërruar jetë”, ka thënë Dullovi.

I njëjti kishte ardhur nga Shkupi, për të votuar në komunën e Kaçanikut.

Komento: