Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prishtinë

22:30 | 28 Maj 2022

Një mot i keq ka kapluar vendin tonë pasditen e sotme.

Fundjava në vendin tonë u karakterizua me rënie të temperaturave.

Në disa komuna është raportuar se ka rënë breshër e shi me stuhi.

Ndërkaq në Prishtinë, erërat e forta kanë rrëzuar një lis në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Kjo ka shkaktuar edhe bllokim të komunikacionit, pasi degët janë shpërndarë nëpër rrugë.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ekipi kompetent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka larguar drunjtë nga rruga.

Ndërkaq, gjatë javës që vjen priten ngritje të temperaturave.

Sipas meteorologëve, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 13 -15 gradë Celsius maksimalja pritet të shkojë deri në 31 gradë Celsius.

Komento: