Eriksen nis bisedimet me gjigantin italian

20:00 | 02 Janar 2020

Skuadra italiane, Inter e ka ndërmend të përforcohet në këtë afat kalimtar të janarit.

Inter, kanë hapur bisedime me mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen, pretendon Sky Sports,përcjell ORAinfo.

Futbollisti i Danimarkës po i afrohet fundit të kontratës së tij te Spurs dhe, pasi ai do të jetë një agjent i lirë gjatë verës, lejohet të flasë me skuadra jashtë Anglisë.

Ka qenë edhe skuadra e Real Madridit, që ka pasur interes për shërbimet e yllit danez./ORAinfo/

Komento: