Eriksen përfundimisht në këtë skuadër

22:29 | 07 Janar 2020

Inter ka vendosur ta përforcojë fazën e mesfushës.

Një nga lojtarët që lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter është edhe ylli i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Nicolo Schira i ‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se skuadra italiane tashmë ka avancuar në bisedimet me danezin, transmeton lajmi.

Kontrata e Eriksen me Tottenham skadon në fund të këtij sezoni, dhe Spurs mund ta humbin lojtarin me parametra zero në verë.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse Spurs mund të pajtohen për një marrëveshje në janar, me Inter.

Komento: