Eriksen te skuadra e madhe italiane

08:53 | 04 Janar 2020

Eriksen shumë pranë transferimitnë Serie A.

Christian Eriksen është pranë kalimit tek Inter.

Mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen është afër një transferimi tek Inter, me ‘EkstraBladet’ që raporton se marrëveshja do të jetë e menjëhershme, transmeton lajmi.

Skuadra nga Serie A ka avancuar në garën për reprezentuesin e Danimarkës, kontrata e të cilit skadon me Tottenham në fund të këtij sezoni.

Inter mund të sjellë në ‘San Siro’ Eriksenin për një çmim prej 21 milionë euro, me 27 vjeçarin të vendosur të largohet falas gjatë verës, nëse nuk siguron ndonjë transferim në janar.

Eriksen pëlqehet shumë edhe nga Real Madrid dhe Manchester United.

Komento: