Erza Muminoviq humb në çerekfinale, mbetet në garë për medalje

15:39 | 01 Maj 2021

Erza Muminoviq është mposhtur në çerekfinale të European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ajo e eliminoi që në rrethin e parë spanjollen, Patricia Martin Gallardo, kurse në të dytën u përball me rumunen, Elena Stere.

Edhe në këtë luftë, Erza fitoi me ippon.

Në çerekfinale, ajo u përballet me italianen, Kenye Perna, ku nuk ia doli të triumfojë.

Megjithatë, ajo e ka një tjetër shans për medalje.

Tani e kërkon të Bronztën përmes repesazhit ku do të përballet me izraeliten, Yarden Raab.

Komento: