Escobar dhe Lajçak në Vjenë, shefi i deputetëve të LDK-së tregon se çka po diskutohet

15:31 | 27 Gusht 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka publikuar disa fotografi nga ngjarja që po zhvillohet në Vjenë, ku po marrin pjesë Emisari i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka treguar se për çka po diskutohet, derisa ka thënë se rruga e Kosovës është integrimi në struktura euroatlantike dhe në partneritet të përhershëm me ShBA.

“Bashkë me deputetë nga partitë anëtare të EPP-së, duke zhvilluar diskutime përmbajtësore për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Rruga e Republikës sonë është njëdrejtimëshe; integrimi në struktura euroatlantike dhe në partneritet të përhershëm me ShBA”, ka shkruar Gashi.

Komento: