Escobar: Edhe pse nuk është nënshkruar, marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme

15:19 | 20 Mars 2023

Edhe pse nuk është nënshkruar Marrëveshje Bazë është ligjërisht e detyrueshme edhe për Kosovën dhe për Serbinë, ka thënë emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Insajderi.

Këto komente ai bëri në një konferencë online me gazetarë, derisa lavdëroi palët për pajtimin e arritur në Ohër.

“Kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët. Edhe pse nuk është nënshkruar, është marrëveshje në çdo kuptim”, ka thënë Escobar.

Komento: