Është 72 vjeçarje, por me linjat trupore që duken si të një 20 vjeçareje

11:13 | 25 Qershor 2021

Adhuruesja e fitnesit, Norma Williams, duket sikur ka gjetur sekretin si të ndalë kohën.

72-vjeçarja ka fizikun e një modeleje. Madje ajo thotë se trupi ynë mund të përmirësohet me kalimin e viteve, nëse kujdesemi si duhet për të.

Në rininë e saj, Norma tregon se nuk ka pasur forma të tilla, deri në moshën 28-vjeçare kur ndryshoi stilin e jetesës.

Gjatë kësaj periudhe, ajo vuri re se jeta e saj filloi të ndryshonte dhe pamja u përmirësua, derisa arriti në një pikë ku ishte e lumtur me veten.

72-vjeçarja zbulon se trupi i saj është përsosur për shkak të ushtrimeve të rregullta. Kryen ecje të shpejtë 4 herë në javë dhe shkon në palestër dy herë në javë.

Nora beson se trupat tanë meritojnë respekt, por ne shpesh e abuzojmë. Pra, pavarësisht çdo rrudhe strijash apo imperfeksion i tjetër, është koha të duash veten dhe trupin tënd!

Komento: