‘’Është hajgare, shkojmë me caktuar datën për zgjedhje‘’-  Kërkesat  e opozitës për ftesën e Kurti

14:33 | 11 Maj 2024
‘’eshte-hajgare,-shkojme-me-caktuar-daten-per-zgjedhje‘’- kerkesat- e-opozites-per-ftesen-e-kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive opozitare për të folur rreth “përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror të Kuvendit”.

Partia më e madhe opozitare, PDK-ja e kanë pranuar ftesën e shefit të qeverisë duke i bërë me dije edhe qëndrimet e tyre per situatën që po kalon vendi.

Sipas PDK-së, rrugëdalje e vetëm janë zgjedhjet parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë.

‘’Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja” thuhet në konfirmim e pjesëmarrjes.

Nënkryetari  i i LDK-së, Lutfi Hazri për Front Online tha gjatë ditës se Kurti nuk e ka konsultuar opozitën as për çështjet e tjera.

‘’Nuk kam njohuri. Nuk është në metodën e tij, asnjëherë nuk ka ftuar në takim për asnjë çështje, përjashtuar dy takime për formatin e dialogut. Edhe presidentja po ashtu në raste të veçanta. Pra Qeveria dhe këta bartës nuk ftojnë opozitën për asgjë, nuk e di a ka diçka tillë apo jo. Tani për tani nuk mund të paragjykoj për temat që do të diskutohen deklaron ai.

Derisa nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline e konsideron të pasinqertë ftesën e kryeministrit Albin Kurti bërë partive opozitare.

”Nuk e konsideroj të sinqertë ftesën e kryeministrit Kurti. Është për konsum të brendshëm. Është për konsum të brendshëm, tha Lekaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë punë liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Kjo është letra e plote që Kurti ju dërgoi partive politike.

 

 

 

 

 

 

Komento: