Është më i ri në moshë se ajo, “Zhadja” na prezanton me burrin e saj

18:13 | 11 Shkurt 2022

Giovanna Antonelli, është aktorja braziliane që gjatë do të mbahet mend për publikun shqiptar.

Ajo me personazhin kryesor të “Zhades”, në serialin Kloni, u bë e njohur shumë për audiencën shqiptare që e pëlqeu atë shumë qysh në episodet e para, shkruan ORAinfo.

Ani pse ka kaluar mbi 20 vite që nga transmetimi i asaj telenovele, ajo vazhdon të jetë në memorien se shumë personave që e kanë përcjellë atë serial.

“Zhadja”, vazhdon ta praktikojë profesionin e saj, ani pse është e angazhuar edhe në një biznes privat. Ajo është shumë e lumtur edhe në jetën e saj private.

Ajo është në lidhje me artistin, Leonardo Nogueira, dyshe kjo që duket se kanë një dashuri shumë të madhe mes tyre./ORAinfo/

Komento: