“Është një histori dashurie”, zbulohet titulli i filmit ku do të luajnë Olta dhe Luizi si burrë e grua

16:07 | 25 Maj 2023

Ani pse Oltën e kemi parë si aktore, tani do shohim edhe Luizin me një rol në një film, prodhim i Top Channel.

Gazeta Reporteri .net merr vesh se filmi ku dyshja do të luajnë do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”.

Filmi në fjalë pritet të finaliozhet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lansohet për publikun.

“Në kuadër të dashurisë”, shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre, merr vesh gazeta online Reporteri.net. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

Këngëtari Luiz Ejlli është fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Gjatë kësaj eksperience, ai arriti të fitojë simpati të madhe nga publiku shqiptar, sa që konsiderohet si fenomen në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, aktorja Olta Gixhari, në BBVA2, e ndërpreu rrugëtimin një muaj para përfundimit të spektaklit, ndonëse si oponente e Luizit konsiderohej gjithashtu si fituese e mundshme e shfaqjes televizive me elemente “reality”.

Komento: