Eskalojnë debatet, Kristi “shpërthen” ndaj Luizit: Nuk ke folur për asnjë pasion përveç banaliteteve

23:09 | 11 Prill 2023

Nita është më aktive në “prime-n” e sontëm.

Ajo po përballet pothuajse me të gjithë.

Pas Ronaldos, ajo ka pasur debate me Efin dhe Kiarës.

Efi u shpreh se Nita është aktive vetëm gjatë “prime-t” teksa gjatë javës ajo nuk flet.

Sipas saj ajo viktimizohet dhe mundohet ta nxjerrë veten mirë.

Efi mori shumë kritika se ajo po bën lojë për Luizin, dhe se ajo është aty falë tij.

Debatet eskaluan, teksa u përfshinë Luizi dhe Kristi.

Kristi e ka akuzuar Luizin se ai nuk ka asnjë pasion përveç banaliteteve.

Ai madje e ka quajtur “kryebullizues” këngëtarin.

Komento: