Eskalon situata mes Einxhelit dhe Donaldit në Big Brother VIP – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Eskalon situata mes Einxhelit dhe Donaldit në Big Brother VIP

12:57 | 28 Nëntor 2021

“Vendi i femrës është në kuzhinë?” Donaldi i kthehet Einxhelit: Duhet të ishe shembull.

Shumë banorë ankohen herë pas here për papastërtinë në shtëpi. E radha i erdhi edhe aktorit të njohur, Donald Veshaj, i cili ka pasur edhe një debat me moderatoren Einxhel Shkira.

Në një moment, Donaldi u është drejtuar vajzave duke u thënë se nuk bëjnë asgjë. Ndërsa më vonë, ai i është drejtuar konkretisht Einxhelit me fjalët “je gocë, duhet të ishe shembull”.

Kjo fjali nuk është pritur aspak mirë nga moderatorja, e cila i është përgjigjur”: “Ça do të thuash ti me këtë? Se unë duhet të bëj punë dhe ti jo?”.

Donaldi: Po të gjitha, të japësh një shembull, ti mua si çun duhet të më mësosh

Einxhel: Çfarë do thuash ti me këtë? Se vendi i femrës është në kuzhinë?

Komento: