Eskalon situata te Tottenhami , përplasje mes dy lojtarëve

22:18 | 06 Korrik 2020

Lloris dhe Son përplasen mes vete në pushimin e pjesës së parë.

Tottenham Hotspur është duke fituar 1-0 kundër Evertonit në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.

Ishte minuta e 24-të kur Michale Kean realizoi auto-gol, për të kaluar kështu Spurs në epërsi.

Por, ky gol kaloi nën hijen e një shfaqje të pahijshme që dhuruan portieri Hugo Lloris dhe Son Heung-Min,

Francez dhe jug-koreani kishin një përplasje verbale derisa po shkonin në pushimin e pjesës së parë, drejtë zhveshtoreve.

U dash që të ndërhynin lojtarët e tjerë të Tottenhamit që zënka mes dy bashkëlojtarëve mos të eskalonte, derisa Lloris dukej shumë i nervozuar në Son.

Ende nuk është e qartë se përse francez dukej aq i acaruar në bashkëlojtarin e tij, që fillimisht i dha një të shtyrë.

Komento: