Esobar thotë se Departamenti i Shtetit ia kishte zgjatur mandatin për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

17:33 | 08 Maj 2024
esobar-thote-se-departamenti-i-shtetit-ia-kishte-zgjatur-mandatin-per-shkak-te-zbatimit-te-marreveshjes-se-ohrit

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit Gabriel Esobar, i cili në cilësinë e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë i involvuar në bisedimet Kosovë -Serbi, në një konferencë on line me mediat, ka thënë se e kishte zgjatur mandatin e tij për një vit shtesë, pasi besonte se do të kishte më shumë progres për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Escobar në konferencën e fundit me gazetarë ka folur për bisedimet Kosovë -Serbi ku ka dhënë edhe detaje për proceset që kanë ndodhur.

“I kam bërë tre vjet mandat, faktikisht kjo punë është punë dy vjeçare, por më herët kam kërkuar që të mbetem edhe një vit sepse vërtetë atëherë besoja se deri në fund të vitit do të kishim më shumë progres në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, se do të kishim implementim të plotë të kërkesave që duhej të përmbushte Serbia dhe të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se do të ishim në gjendje që ta çojmë Kosovën më afër integrimeve evropiane nëpërmjet Partneritetit për Paqe (NATO) dhe kandidaturës për anëtarësim në BE” ka thënë Escobar.

Tutje, diplomati amerikan ka thënë se “ka besim se kjo mund të bëhet ende nëpërmjet zbatimit të plotë të normalizimit historik”.

“Por fatkeqësisht iku koha por e di që Departamenti do të vazhdojë ta ketë prioritet” ka theksuar ai.

Komento: