EULEX për situatën në Veri në prag të zgjedhjeve: Jemi duke i shqyrtuar të gjithë skenarët e mundshëm

15:10 | 13 Prill 2023

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX është deklaruar lidhur me situatën në pjesën veriore të vendit në prag të zgjedhjeve të 23 prillit kur edhe janë shënuar disa incidente.

Nga EULEX kanë konfirmuar për Insajderin se janë duke i shqyrtuar gjithë skenarët e mundshëm që mund të ndodhin. Të njëjtit kanë thënë se do të veprojnë në bazë të rrethanave që mund të shkaktohen.

Sipas tyre situata e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë për shkak edhe të dorëheqjeve të dhëna.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë, pasi vakuumi i sigurisë dhe sundimit të ligjit të krijuar pas dorëheqjes së policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës po vazhdon, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

“EULEX-i në Kosovë është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës, edhe në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për katër kryetarët e komunave dhe dy kuvendet komunale në veri të Kosovës. Në këtë drejtim, ne jemi duke shqyrtuar skenarë të ndryshëm të mundshëm dhe do të përshtatim praninë dhe aktivitetet tona në përputhje me rrethanat, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in“, kanë deklaruar nga Zyra për Komunikim në EULEX.

Duke folur për incidentet e shkaktuara së fundmi nga EULEX kanë potencuar se janë duke i monitoruar 55 raste.

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë në masën maksimale të mundshme në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj. Aktualisht, Misioni është duke monitoruar 55 raste që kanë të bëjnë me incidentet në veri të Kosovës“, thuhet në përgjigjen e tyre.

Zgjedhjet në katër komunat veriore; Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan pritet të mbahen me 23 prill ndërkohë situata ka filluar veçse të tensionohet. Ka pasur vetura të djeguara, një person të plagosur e paralajmërime për krye

Lista Serbe ka bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Madje edhe kanë kërcënuar me kryengritje për shkak të plagosjes së një qytetari që ndodhi mesnatën e së hënës.

Dje përmes protestave serbët kërkuar largimin e Njësisë Speciale të Kosovës nga veriu i vendit.

Konjufca: Ka tendencë për destabilizim të veriut para zgjedhjeve të 23 prillit

Në afërsi të urës Bistrica ishte shfaqur edhe tabela “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë mbi serbët”.

Tashmë 4 zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna për shkak dyshimit se kanë gisht në plagosjen e qytetarit serb në Zveçan.

Komento: