Evra zbulon bisedën që e kishte me Ronaldon para se të bëhej zyrtare kalimi i portugezi te United

23:24 | 27 Gusht 2021

“Unë do të luaj për klubin tonë”: Evra zbulon se si Ronaldo i tregoi se po kthehet në Man Utd para se të konfirmohej transferimi.

Lajmi i ditës ishte ai që Cristiano Ronaldos do të luajë në Manchester United, vetëm pak orë pasi u tha se Manchester City do të arrijë marrëveshje me portugezin.

Por një njeri e dinte gjatë gjithë kohës se pesë herë fituesi i Topit të Artë po shkonte te Manchester United, dhe ai ishte shoku i vjetër i Ronaldos, Patrice Evra.

Ish-mbrojtësi postoi pamje të një bisede në WhatsApp me Ronaldon të ahvilluar herët të premten, në të cilën Ronaldo e informoi atë me fjalët: ‘Unë do të luaj në klubin tonë’.

Evra dhe Ronaldo luajtën së bashku në United për katër sezone të lavdishme, pasi francezi u bashkua me klubin në janar 2006 deri sa Ronaldo u largua për në Real Madrid në 2009.

Dyshja fituan tre tituj radhazi në Ligën Premier së bashku, si dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2008, duke arritur gjithashtu edhe në finalen e vitit 2009, të cilën United e humbi ndaj Barcelonës.

Komento: