Disa fakte interesante rreth Messit e Ronaldos.
Pa dyshim që bota e futbollit së bashku me tifozë, Lionel Messin e Cristiano Ronaldon i njeh si ndër lojtarët më të mirë të gjitha kohërave.
Dy yjet e kanë dëshmuar këtë gjë ndër vite, me sukseset e tyre personale dhe në ato ekipore, duke fituar shumë tituj me skuadrat e tyre, e edhe çmime si “Topin e Artë”.
Përveçse kanë veçoritë e tyre të cilat i bëjnë të jenë në mesin e më të mirëve në histori, Messi dhe Ronaldo kanë edhe disa gjëra të përbashkëta, si në aspektin e futbollit, edhe në atë familjarë.
Disa nga gjërat që dy yjet e futbollit i kanë të përbashkëta:
Cristiano Ronaldo – 253 gola në 4 vjet (Sezonet: 2011, 2012, 2013, 2014)
Lionel Messi – 253 gola në 4 vjet (Sezonet: 2011, 2012, 2013, 2014)
Cristiano Ronaldo ka lindur 869 ditë para Lionel Messit
Biri i Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr. u lind 869 ditë para Thiago Messit, birit të Lionel Messit
Biri i dytë i Ronaldos quhet Mateo
Biri i dytë i Messit quhet Mateo
Cristiano Ronaldo e fitoi titullin e parë me Portugalinë më 10 korrik, dhe nuk ka shënuar gol
Lionel Messi e fitoi titullin e parë me Argjentinën më 10 korrik, dhe nuk ka shënuar gol
Cristiano Ronaldo fitoi 1:0 kundër nikoqirit të Kampionatit Evropian (Francës)
Lionel Messi fitoi 1:0 kundër nikoqirit të Kupës së Amerikës (Brazilit)