“Faleminderit vëlla”/ Tifozët e Galatasaray-t mbushin me komente Instagramin e Strakoshës, mallkimet vijnë nga ato të Lazios

21:01 | 17 Shtator 2021

Aventura e Lazios në Europa League filloi në mënyrën më të keqe. Galatasaray fitoi 1-0 në Türk Telekom Stadyumu të Stambollit. Thomas Strakosha u rikthye titullar te Lazio, megjithatë këtë herë jo vetëm që nuk ia doli të mbrojë portën, por shkaktoi edhe një autogol.

26-vjeçari u shfaq i dëshpëruar dhe shokët e tij të skuadrës, kryesisht Milinkovic-Savic, e ngushëlloi atë. Gabimi i Strakoshës ndezi ironinë në rrjetet sociale të portierit shqiptar.

Në Instagram,një foto e portierit ku shfaqej me partneren Esther Adjoa Asiédu, shumë tifozë turq donin të falënderonin portierin.”Zoti të bekoftë” dhe “Faleminderit vëlla”.

Në fund të fundit, është lojtari që shënoi golin e fitores dhe tifozët turq kanë komentuar në mënyrë sarkastike foton gjatë gjithë ditës me falënderime dhe bekime.

Jo vetëm fraza dhe komente ironike. Këtyre u shtohen edhe komentet e tifozëve të Lazios të cilët, përkundrazi, janë të tërbuar dhe nuk e kanë falur gabimin që dënoi skuadrën e Sarrit. “Ti je një skandal”komenton dikush.

Ndërsa një tjetër shkruan: “Ti mendon për gjithçka, përveç se të presësh topat”. Një debutim europian që Strakosha vështirë se do ta harrojë.

Komento: