“Faleminderit Zot që jetoj në të njëjtën kohë me Xhulin”, Atdheu nuk përmbahet dhe i futet në shtrat asaj

18:04 | 02 Shkurt 2023

Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina po mbajnë raportin e tyre të afërt mes uljeve dhe ngritjeve.

Ata mbrëmë (e mërkurë) u hidhëruan me njëri-tjetrin, gjersa këtë e shprehën me banorin tjetër, Brunon.

Në prezencën e të njëjtit, dyshja janë pajtuar dhe janë parë në disa momente intime.

Ka qenë ish-konkurrenti i “Përputhen” ai që i ka shkuar Xhulit në shtrat duke e puthur e duke i thënë disa fjalë romantike.

“A po e sheh se çfarë më ke bërë, më ka humbur truri. Faleminderit Zot që jetoj në të njëjtën epokë me Xhulin”, ka thënë ai.

Modelja nga Drenica nga ana tjetër bëri një veprim, duke treguar se ai po ironizon me ato që tha.

Xhuli dhe Atdheu janë çifti i tretë i krijuar në BBVK, pas Getinjos e Vivienit si dhe Andit e Gresës.

Komento: