Falja në Xhami lejohet nga nesër, BIK-u publikon rregullat

13:05 | 27 Maj 2020

Nga nesër lejohet falja në Xhami, BIK-u publikon rregullat.

Bashkësia Islame e Kosovës pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e objekteve fetare, ka dalë me një vendim përmes të cilit njofton se nga dita e nesërme do të rihapen të gjitha objektet fetare në Kosovë.

Në këtë vendim janë listuar edhe rregullat që besimtarët duhet të iu përmbahen.

Në vendim thuhet që duhet të merret abdes në shtëpi dhe të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe totaletet e përbashkëta, shkruan Gazeta Express.

Në pikën 2 dhe 3 të vendimit thuhet që duhet të përdoren maskat dhe të përdoren dezinfektuesit.

Pika e 4 specifikon ruajtjen e distancës sociale dhe në pikën 5 këshillohet shmangia e tubimeve përpara apo pas faljes së namazeve.

Në pikën 6 thuhet që ligjërata e ditës së Xhuma të mos zgjasë më shumë se 10 minuta.

Komento: