Familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur këtë grua, ja ku është parë për herë të fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur këtë grua, ja ku është parë për herë të fundit

23:48 | 07 Nëntor 2019

Një grua e moshës 59-vjeçare është zhdukur që nga dita e djeshme në Prishtinë.

Familja po kërkon ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës.

Herën e fundit kur qytetarët mendojnë se e kanë parë atë, ka qenë të enjten, në orën 18:00, afër ndërtesës kryesore të Postës dhe të Telekomit të Kosovës.

Familja thotë se gruaja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe prej asaj kohe nuk dinë më asgjë për të.

“Ka të veshura një palë tuta (trenerka) ngjyrë hiri, një palë atlete sportive dhe një jelek të zi”, kanë thënë ata për Express.

Kushdo që e sheh gruan në foto lutet që të kontaktojë në numrin e telefonit +38344838577.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!