Fanella e re e Sanchez, kjo pritet të ndodh të hënën

09:29 | 24 Gusht 2019

Inter është gjithnjë e më afër që t’i sigurojë shërbimet e Alexis Sanchez.

Drejtuesit ‘Zi e Kaltër’ të hënën do të zhvillojnë negociata me ata të Manchester United për të arritur një marrëveshje për yllin kilian.

Marrëveshja është goxha afër, por ka probleme se sa nga pagat e bashkuara do të jenë të gatshme të paguajnë në marrëveshjen fillestare të huasë, përcjell ORAinfo.

Calciomercato mëson se të hënën do të ketë përshpejtim të negocitava për të përmbyllur marrëveshjen.

Në Inter janë të sigur në transferimin e lojtarit, pavarësisht se i kanë dorëzuar Mauro Icardi fanellën me numër 7, numër ky i parapëlqyer nga ylli kilian. /ORAinfo/

Komento: