Fansat ndëshkojnë Luizin, ja çfarë ndodhi me profilin e tij

20:24 | 21 Mars 2023

Ndryshimi në Instagram nuk pritet aspak mirë, fansat ndëshkojnë Luizin, ja çfarë ndodhi me profilin e tij.

Luiz Ejlli është banori që ka bërë më shumë bujë këtë edicion të “Big brother VIP Albania”. Edhe pse kur hyri tha se nuk ishte aktiv në rrjetet sociale e se ia la porosi një mikeshës së tij që t’i hapte një llogari në Instagram, këngëtari shënoi një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve që në javët e para.

Mikesha i hapi një Instagram në emrin e tij dhe që nga fillimi deri më tani ai ka grumbulluar 636 mijë ndjekës. Por e gjitha ndryshoi, pasi e motra, Ina e ka marrë në menaxhim.

Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ është kthyer në ‘Ina.Ejlli’dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”

Por ndjekësit nuk janë aspak të lumtur. Ato duan që Instagrami të rikthehet siç ishte e duke mos qënë i tillë, janë larguar. Kështu, në pak minuta, nga 636 mijë ndjekës, tashmë faqja ka 634 mijë, pra 2 mijë më pak.

Komento: