Fati kthehet në stërvitje, i gatshëm për ndeshjen ndaj Sevillas

15:14 | 24 Gusht 2021

Ansu Fati më në fund është rikthyer nga lëndimi.

Fati u lëndua në fillim të sezonit 2019/20 kur po kalonte në formën e tij më të mirë në karrierë.

Futbollisti u operua disa herë dhe tani pas një kohe të gjatë ka nisur stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit.

Përkundër shumë operimeve, rikuperimi i tij duket se ka shkuar mirë dhe është i gatshëm të kthehet në fushë më 11 shtator ndaj Sevillas.

Sulmuesi do të shfrytëzoj pushimin dy-javorë kur luhet ndeshjet e kombëtareve dhe pritet të jetë 100% i gatshëm për Sevillan.

Lajm shumë i mirë ky për trajnerin Ronald Koeman, që do të ketë një sulmues më shumë në ndeshjet e ardhshme.

Fati llogaritet si një talent shumë i madh dhe ‘Blaugaranët’ presin shumë nga ai këtë sezon.

Komento: