Faton Peci: Të shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri

14:38 | 21 Prill 2025
faton-peci:-te-shohim-a-i-kemi-numrat,-albulena-eshte-kandidate-perseri

Deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Faton Peci pak më parë ka arritur në Kuvendin e Kosovës, për seancën konstituive

“Të shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri”, ka thënë ai shkurt për media.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot në orën 15:00. Megjithëse nuk i siguroi votat e mjaftueshme, Albulena Haxhiu ka deklaruar se edhe në seancën e së hënës do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Komento: