Federata Italiane e Futbollit tregon datën kur do të filloj Serie A

22:01 | 05 Prill 2020

Koronavirusi ka bërë që shumë shtete t’i pezullojnë kampionatet e tyre. Por ato pritet të vazhdojnë pasi të kalojë kjo pandemi.

Serie A do të vendoset në fushën e lojës. Edhe pse Italia është një nga vendet më të prekur nga Covid-19, është bërë e ditur që futbolli i luajtur do të rikthehet sërish.

Në një intervistë për mediat italiane, presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina është shprehur se data 17 maj është një hipotezë e gjithashtu edhe muaji shtator apo tetor nëse gjendja nuk normalizohet.

Përfundimi i kampionatit në shtator apo tetor

“Është një hipotezë. Për momentin, një datë e mundshme për të filluar përsëri mund të jetë 17 maji, por dua të sqaroj se është vetëm një hipotezë”.

Mbyllja e sezonit, shpjegon Gravina do të ishte mënyra më e mirë jo vetëm për të mbyllur sezonin 2019/2020, por edhe për të shmangur komprometimin e sezonit 2020/2021 në çfarëdo mënyre.

Komento: