Federata Ndërkombëtare e Xhudos me fjalë të jashtëzakonshme për Kosovën

18:49 | 15 Janar 2021

Federata Ndërkombëtare e Xhudos shkruan fjalë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Kosova po vazhdon që të jetë njëri nga vendet më të mira në botë kur bëhet fjalë sporti i xhudos.

Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Akil Gjakova ishin pjesëmarrësit nga Kosova në Masters Doha.

Nga këta garues, Distria fitoi medaljen e artë, ndërsa Majlinda, Nora e Kuka u stolisën me medalje të bronzta. Sa i perket Gjakovës, ai u rendit i shtati në katergoinë e tij.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos përmes një postimi në uebsajtin e tyre, kanë thënë se Kosova po vazhdon të na mahnisë.

“Kosova vazhdon të mahnisë, me 4 medalje në Masters. Krahasuar me numrin e pjesëmarrësve, është padyshim një nga vlerat më të mira për ta. Puna e ndërmarrë nga trajneri kryesor Driton Kuka është një model”, ka shkruar gjatë ditës së sotme kjo federatë.

Përmes pikëve olimpike që grumbulluan në këto gara, pjesëmarrësit tani do të ngriten pak para Lojërave Olimpike, që pritet të mbahen në verën e këtij viti.

Komento: