‘Fejesa’ vjen nga Engjëllusha – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

‘Fejesa’ vjen nga Engjëllusha

12:55 | 15 Prill 2019

Engjëllusha Salihu është vajza e këngëtares shumë të njohur të muzikës popullore shqipe, Shyhrete Behlulit.

Engjëllusha Salihu për një kohë shumë të shkurtë arriti të fitojë zemrat e publikut me projektet muzikore që publikoi. Këngëtarja së fundmi ka treguar që ka gati projektin më të ri muzikor, përcjellë rtv21.

“Fejesa- Së shpejti kenga ime me e re”, ka shkruar ajo sipër një videoje të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 127 mijë ndjekës.

Engjëllusha nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

“Si shok” është projekti i fundit muzikor i këngëtares që është publikuar në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!