
Ish-kryetari i Skenderajt ka njoftuar se vajza e tij, Feridja që mban emrin e nënës së tij të ndjerë është fejuar.
Në fotografitë e ndara shihet se edhe në këto momente çifti i ri kanë vizituar varrezat e familjes Jashari, shkruan Zeri.info.
Bekim Jashari ka thënë se çdo ditë familja po rritet më shumë e po përtrihen emrat e familjarëve që dhanë jetën për liri.
Unë, bashkëshortja dhe gjithë familja jemi krenar me Feriden e re, kulturën dhe edukatën e lartë të saj, ashtu siç do të ishte edhe babushi Hamëza dhe nëna Feridja.
Familja jonë për çdo vit po rritet e zgjerohet duke përtrirë emrat e më të dashurve tonë të rënë për Liri dhe duke qenë mirënjohës ndaj gjithë bashkëkombasve tanë për nderin dhe respektin e ndersjelltë.
Vajza jonë Feride, urime fejesa me Orgesin, qofshi përherë të lumtur!”, thuhet në postimin e tij.