Fekir – Milan, lajm bombë nga Italia

13:44 | 19 Mars 2020

AC Milan është gati të bëjë një ofertë të majme për yllin e Real Betis, Nabil Fekir këtë verë.

Mesfusha e Milanit nuk ka qenë në elementin me të mirë gjatë këtij sezoni dhe drejtuesit kuqezinj kërkojnë forcimin e saj me lojtarë të rinj.

Duke pasur parasysh rënien e formës së herëpashershme të Hakan Calhanoglu që nga ardhja e tij, pastaj, marrëveshja e Giacomo Bonaventura do të skadojë pasi të ketë përfunduar sezoni dhe fakti që Lucas Paqueta nuk është në element, ardhja e një mesfushorit të ri duket se është punë e kryer këtë verë, përcjell ORAinfo.

Sipas një raporti në Diario AS, Milani është i gatshëm të përshpejtojë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me 26-vjeçarin francez, madje janë të gatshëm të vendosin një ofertë prej 40 milionë euro në tryezë.

Sidoqoftë, Betis e vlerëson atë shumë si të pamjaftueshme për Fekir, i cili ka shtatë gola dhe tre asistime në 23 paraqitje për Los Verdiblancos që nga kalimi i tij gjatë verës nga skuadra e Ligue 1, Olympique Lyonnais.

Nëse Milan e dëshiron me të vërtetë Fekir, atëherë duhet të lëvizë shpejt, pasi interesim për të ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid. /ORAinfo/

Komento: