Fenerbahce po përgatit super skuadër: Pas Salahut, gjiganti turk synon yllin e Real Madridit

18:56 | 12 Qershor 2026

Fenerbahce po planifikon një afat kalimtar ambicioz dhe, sipas raportimeve të fundit, synon të ndërtojë të ardhmen e skuadrës rreth Mohamed Salah dhe Brahim Diaz.

Salah i dha fund aventurës së tij nëntëvjeçare te Liverpooli muajin e kaluar, pasi luajti ndeshjen e fundit me fanellën e “Të Kuqve” kundër Brentfordit në ‘Anfield’.

Sulmuesi egjiptian, i cili realizoi 257 gola për klubin anglez, u largua me marrëveshje të përbashkët dhe tashmë po përgatitet për një sfidë të re në Evropë.

Presidenti i Fenerbahces zbulon shifrën marramendëse që Salah po kërkon për transferimin në Turqi

Sipas burimeve pranë klubit turk, Salah ka dhënë dritën jeshile për transferimin te Fenerbahçe. Presidenti i ri i klubit, Aziz Yildirim, kishte deklaruar më herët se “do ta transferojmë Salahun”, ndërsa anëtari i bordit Ertan Torunogullari zbuloi se lojtari është shumë i interesuar për këtë lëvizje dhe se bisedimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive.

Paralelisht, Fenerbahce po synon edhe mesfushorin ofensiv të Real Madridit, Brahim Diaz.

Klubi turk e konsideron reprezentuesin e Marokut si një objektiv prioritar dhe presidenti Yildirim pritet të kontaktojë drejtpërdrejt Florentino Perezin për të mësuar nëse madrilenët janë të gatshëm të negociojnë largimin e tij.

Nëse bisedimet fillestare rezultojnë pozitive, Fenerbahce do të nisë negociatat me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

Diaz, 26 vjeç, ka mbetur me vetëm një vit kontratë në “Santiago Bernabeu” dhe mund të jetë pjesë e projektit të ri që Jose Mourinho po ndërton te gjiganti turk./Telegrafi

Komento: