
Fenerbahce ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Denizlispor.
Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, do ta ketë mundësinë ta vazhdojë formën e mirë duke shënuar në ndeshjen e tretë radhazi kur të përballet me Denizlispor, në ndeshjen e vlefshme për Superligën turke.
Xhiroja e 25-të e Superligës turke e përball Fenerbahcen, që aktualisht radhitet në pozitën e shtatë me 39 pikë, me Denislisporin, që radhitet në pozitën e dhjetë me 27 pikë, në stadiumin Sukru Saracoglu, transmeton Express.
Fenerbahce, që e kishte nisur sezonin me synimin për t’u shpallur kampion, ka mbetur prapa në këtë garë, mirëpo do të shpresojë që sot t’i marrë tri pikët e nevojshme, edhe përmes ndihmës të kosovarit Vedat Muriqi.

Pas tri javëve të vështira, Muriqi u kthye në sulmuesin të cilin ishin të mësuar ta shihnin tifozët e Fenerbahces, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit radhazi.
Tani 25-vjeçari do të tentojë ta shënojë të paktën golin e 16-të për këtë sezon për Fenerbahcen, për ta vazhduar edhe ecurinë e ndeshjeve me gola të shënuara.