Fenomeni Ronaldo tregon se kush meriton ta fitojë “Topin e Artë” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fenomeni Ronaldo tregon se kush meriton ta fitojë “Topin e Artë”

22:30 | 14 Tetor 2021

Një legjendë e Real Madridit që flet për një legjendë tjetër të Real Madridit.

Para KB9, kishte R9. Sot në krye të Real Valladolid, Ronaldo Luis Nazário de Lima është shumë më tepër sesa thjesht një president klubi, përcjell ORAinfo.

I njohur për karrierën e tij të shquar të futbollit në ekipin e PSV, FC Barcelona, Inter, Real Madrid dhe AC Milan, dhe tani 45 vjeç, fituesi i dyfishtë i Topit të Artë, në 1997 dhe 2002, mbetet një model për shumë sulmues, përfshirë Kylian Mbappé.

E topi i artë për Fenomeno, duhet të shkojë te Karim Benzema. Sulmuesi francez, 33 vjeç, ka ndezur që nga viti 2009 nën ngjyrat e Real Madridit dhe u kthye në ekipin e Francës këtë vit, madje fitoi Ligën e Kombeve në kurriz të Spanjës disa ditë më parë.

“Pa dyshim, kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i mirë, niveli brutal për 10 vjet dhe kampion mbi të gjitha. Nuk mendoni keshtu”, ka thënë Ronaldo./ORAinfo/

Komento: