Ferati: Presioni ndërkombëtar do të jetë i madh në raport me Kurtin për Asociacionin

10:03 | 27 Prill 2024
ferati:-presioni-nderkombetar-do-te-jete-i-madh-ne-raport-me-kurtin-per-asociacionin


Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe Vuçiqin. Ai për Front Online tha se çështja aktuale në tavolinë do të jetë në dy raporte, nën një në raport me kryeministrin Kurti dhe presioni në raport me Vuçiqin për mos pengimin e Kosovës në anëtarësimin e institucionet e ndryshme ndërkombëtare.

“Nuk e di çka ka me vepru Kurti, por e di që presioni do të jetë i vazhdueshëm i Bashkësisë Ndërkombëtare që të ecet me Asociacionin, si dhe presioni i madh do të jetë në raport me Vuçiqin që mos me e pengu Kosovën në integrimet në institucionet ndërkombëtare. Këtu janë dy çështje, ndër të tjera, janë çështje aktuale në tavolinë. Pra, presioni për Asociacionin në raport me kryeministrin Kurti dhe presioni në raport me Vuçiqin për mos pengimin e Kosovës në anëtarësimin e institucionet e ndryshme ndërkombëtare”, tha ai për Front Online.

Komento: