
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga Partia Demokratike e Kosovës, në raundin e dytë të zgjedhjeve po merr përkrahje të shumta nga partit politike në këtë qytet.
Kësaj radhe rrugëtimin për fitore, kandidati Idrizi, ka bërë të ditur se do ta bëjë me Partinë Demoktratike Turke të Kosovës, (KDTP), pasi kjo parti ka vendosur që fuqishëm do t’a përkrahë në garën për kreyetar komune.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se dhe në të kaluarën kanë qenë partnerë në qeverisje dhe se ky partneritet ka sjellë punë dhe projekte të mira për të gjithë vushtrriasit, si dhe do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Falemnderit KDTP-së, për përkrahjen ndaj kandidaturës sime!
Do të rrugëtojmë së bashku me Partinë Demoktratike Turke të Kosovës, KDTP, pasi kjo parti ka vendosur që fuqishëm të më përkrahë mua në garën për kreyetar komune. Kjo përkrahje tregon besimin e madh që KDTP-ja ka për ne.
Edhe në të kaluarën kemi qenë partnerë në qeverisje. Ky partneritet ka sjellë punë dhe projekte të mira për të gjithë vushtrriasit, si dhe do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.
Në qeverisjen tonë të re, e cila do t’ia rikthejë dinjitetin e humbur qytetit tonë, do të përkushtohemi maksimalisht në realizimin e planit tonë që si pikë kryesore ka rininë, gratë dhe krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës. Assesi nuk do të mungojnë investimet strategjike në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Vushtrrisë.
Falënderojmë të gjithë votuesit e KDTP-së, kryesinë e saj, kandidatin e tyre për kryetar, Ergyn Sungur, kryetarin Ergyn Bunjaku dhe gjithë të tjerët për këtë përkrahje.
Bashkimi bën fuqinë!”
Ferit Idrizi,
#kryetaritëgjithëve
