Ferizaj: Edhe tri raste të reja pozitive me koronavirus

17:33 | 20 Tetor 2020

Edhe tri raste të reja pozitive me koronavirus në Ferizaj.

Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar edhe tri raste të reja pozitive me koronavirus.

Me rastet e reja, numri i personave aktivë me koronvirus në këtë komunë ka shkuar në 40.

IKSHPK njoftoi se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një vdekje, 130 raste me koronavirus dhe 71 persona janë shëruar.

Komento: