Fero merr reagimin e “papritur” nga publiku pasi njoftoi largimin nga muzika për shkak të fesë

21:16 | 23 Gusht 2023

Njoftoi largimin nga muzika për shkak të fesë, Fero merr reagimin e “papritur” nga publiku.

Ditën e djeshme, në një deklaratë surprizë Fero njoftoi largimin nga muzika pasi kishte vendosur t’i përkushtohej fesë islame dhe sipas tij, nuk mundej më të merrej me muzikë, ose me të paktëm me llojin e këngëve me të cilat përfaqësohet në treg.

Po ashtu, ai përfitoi të kërkojë falje në postimin e tij tashmë të famshëm në Instagram, ndaj të gjithëve atyre që i ka bërë padrejtësi (e merrni me mend kush mund të jetë për shkak të zhvillimeve të fundit në familjen e reperit), ndërsa po ashtu këshilloi të gjithë ndjekësit dhe fansat që të mos dëgjonin më këngë të tijat dhe të ndiqnin mësimet e fesë së cilës i përket.

E në fakt, në shkrimin në Instagram, reperi tha se e dinte që do merrte shumë paragjykim në lidhje me zgjedhjen e tij, por duket se në fakt ndjekësit dhe publiku i gjërë nuk ka reaguar ashtu sic Fero priste, përkundrazi. Përtej atyre që e praktikojnë besimin islam, duket se ka pasur një interes shumë të madh në lidhje me vendimin e reperit dhe këtë e tregon shfira që vetë ai ka postuar në Instagram sot, ku mbi 500 mijë njerëz kanë parë e lexuar deklaratën e tij.

Dicka që tregon se reperi ja ka dalë të tërheqë vëmendjen e njerëzve, edhe pse sipas tij kjo është shenjë që ne si popull i përkasim besimit islam, por kjo është temë tjetër dhe shkon paralel me praktikat që Fero do të ndjekë tani e tutje. Shifra 500 mijë shikime, kur ke pothuajse aq ndjekës në një rrjet si Instagram, është dicka “e frikshme” nga ana statistikore, cka tregon se ka vërtetë mjaft interes për Feron tani, ose minimalisht tregon se lajmi për heqjen e tij dorë nga muzika është shpërndarë dhe komentuar masivisht.

Nga ana tjetër, ai ka fituar brenda 24 orëve gati 100 mijë ndjekës të rinj, teksa dje kishte mbi 500 mijë të tillë në platformën e njohur, ndërsa sot numëron mbi 600 mijë. Një tjetër tregues se në fakt, pavarësisht se priste paragjykim, ndoshta edhe ofendime nga ndjekësit, në fakt ai ka fituar shumë të rinj dhe që e mbështesin vendimin e tij.

Komento: