
Shkurte Fejza feston Bajramin me një këngë të re.
Këngëtarja popullore, Shkurte Fejza, sot publikon bashkëpunimin e ri muzikorë.
Ajo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për projektin e ri që do e ketë në bashkëpunim me këngëatrin, Aziz Dervishi, shkruan Kosovarja.
Fejza, ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku e zbuloi këngën, e cila titullohet “Ku je ti Kërçovë” e cila do ta publikohet në orën 18:00.
“Së shpejti kënga më e re “Ku je ti Kërçovë” bashkpunim me këngëtarin Aziz Dervishi. Shpresoj të ju pëlqej”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ky projekt do të jetë i bashkangjitur edhe me videoklip.
