Festat e fundvitit, zbukurohen tri komuna të Kosovës

00:02 | 21 Nëntor 2022

Injorohet shteti, zbukurohen tri komuna në vendin tonë.

Komuna e Podujevës ka hapur procedurën e tenderimit për për stolisje për festat e fundvitit.

E kjo bie në kundërshtim me vendimin për kursim të energjisë elektrike të marrë më 14 shtator nga Qeveria e Kosovës që njësoj si komuna udhëhiqet nga Vetëvendosje.

Por komunarët janë të gatshëm ta anulojnë atë, nëse bie në kundërshtim me rregullat efiçiente.

Zbukurimin e pati planifikuar edhe Vushtrria që udhëhiqet nga PDK-ja, por tender nuk shpalli.

E Obiliqi me kryetar të LDK-së, 15 mijë eurot e dekorimit do t`i shfrytëzojë në një formë tjetër duke organizuar një mini festival me muzikë.

Komento: