Festë e çmendur angleze në Romë: 9 tifozë të arrestuar, plagosen dy policë

15:01 | 04 Korrik 2021

Ku ka tifozë anglezë ka gjithmonë probleme, si në fitore apo edhe në humbje.

“Tre Luanët” fituan 4-0 ndaj Ukrainës mbrëmjen e kaluar në “Olimpico” të Romës dhe të mërkurën do të sfidojnë Danimarkën për një biletë në finalen e Euro 2020.

Një sukses që ka dërguar tifozët e çmendur anglezë në ekstazë dhe në… komisariat. 9 prej tyre janë arrestuar gjatë festimeve pas fitores, teksa dy agjentë policie janë plagosur.

Të arrestuarit u shoqëruan në rajon për shkak të sulmit ndaj një polici, krijimin e trazirave të dhunshme nga përdorimi i tepruar i alkoolit.

Ndërkohë, 52 tifozë anglezë nuk janë lejuar të futen në stadiumin “Olimpico”.

Dy prej tyre janë denoncuar, pasi kanë thyer rregullat e karantinës, ndërsa 50 të tjera u bllokuan në pesë pikat e “Check Point” për mungesë të kushteve të kërkuara për legjislacionin anti-Covid.

Komento: