Festë e madhe në “Fadil Vokrri”, Kosova kalon në epërsi kundër Çekisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Festë e madhe në “Fadil Vokrri”, Kosova kalon në epërsi kundër Çekisë

16:31 | 07 Shtator 2019

Kosova kalon në epërsi ndaj Çekisë, shënon Vovojda.

Kosova ka kaluar në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në minutën e 66-të të ndeshjes, Mërgim Vojvoda e kaloi skuadrën e tij në epërsi, përmes një goditjeje që e la portierin Vaclik të pashpresë.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Kosovën pasi që Republika Çeke konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim në EURO, përkundër që “Dardanëve” u mbetet edhe mundësia e kualifikimit në këtë Kampionat përmes play-offs të Ligës së Kombeve.

Komento: