Festë e madhe në Prishtinë për 1 Qershor

17:28 | 31 Maj 2024
feste-e-madhe-ne-prishtine-per-1-qershor

1 Qershori, apo si njihet botërisht si Dita e Fëmijëve po kremtohet këtë të shtunë.

E kryeqyteti jonë, Prishtina po organizon një sërë aktivitetesh lidhur me këtë festë.

Këngë, valle, maskota dhe lojëra të ndryshme ju presin të shtunën, me 1 qershor në sheshin “Skënderbeu”.

“Festë e madhe ju pret në kryeqytet. 1 Qershori, dita e më të çmueshmëve tanë do të shënohet me plot aktivitete, të cilat do të gëzojnë e argëtojnë fëmijët. Këngë, valle, maskota dhe lojëra të ndryshme ju presin të shtunën, me 1 Qershor në sheshin “Skënderbeu”. Ejani të gjithë, të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komento: